Lajme

Macron flet për normalizimin mes Kosovës dhe Serbisë në takimin me Ramën: Qëndrimet tuaja janë të vlefshme

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 12 April 2024

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e ka lartësuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për siç e cilësoi ai, unitetin e krijuar në rajon, me rastin e pritjes së fundi në një samit në Tiranë, të presidentit ukrains, Volodymir Zelensky.

Sipas Macron, ky ishte një moment i rëndësishëm, për mbështetjen ndaj Ukrainës, dhe popullit të saj, dhe gjithë çështjet rajonale në veçanti për normalizimin e nevojshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

”Qëndrimet tuaja janë dëgjuar dhe janë të vlefshme. Diskutimi i sotëm, do të na lejojë të vazhdojmë këtë rrugë dhe të bëjmë një bilanc të të gjitha projekteve që kemi hapur së bashku 6 muaj më parë për të konsoliduar dhe forcuar partneritetin tonë të çmuar”.

-Advertisement-

Këtë qëndrim, Macron e dha gjatë një adresimi për media që pati para drekës së punës me rastin e pritjes së kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Paris.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera