Lajme

Macron: Do të bisedoj me Putin, pasi të flas me kreun e agjencisë bërthamore

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 03 December 2022

Presidenti francez Emmanuel Macron është gati të flasë sërish me homologun rus Vladimir Putinin, por pasi të ketë folur me Rafael Grossin, drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), me të cilin Franca bashkëpunon për të mbrojtur uzinën e Zaporizhzhias, e cila ka qenë objektiv i bombardimeve.

Këto deklarata Elysee-së i bëri duke u kthyer nga vizita e tij në SHBA në një intervistë për TF1. Sipas Macron kushtet për paqen në Ukrainë do të duhet të vendosen nga Ukraina.

“I takon popullit ukrainas të vendosë në mënyrë të pavarur, të vendosë në çfarë kushtesh, si, kur: nuk varet nga ne”, deklaroi kreu i Elysee, sipas të cilit zgjerimi i NATO-s duhet të jetë “një nga çështjet për paqen”.

-Advertisement-

Ai shtoi se “ajo që varet nga ne, është siguria e pjesës tjetër të Evropës”, tha Macron, i cili shpreson të jetë në gjendje të sigurojë një “garanci për sigurinë e vetë Rusisë kur të kthehet në tryezën e negociatave”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera