Lajme

Macron bisedon me presidentin ukrainas lidhur me telefonatën që pati me Putin

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 06 March 2022

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka biseduar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku diskutoi lidhur me bisedën që pati me presidentin rus, Vladimir Putin.

Kjo është bërë e ditur nga Pallati Elysee.

“Presidenti i Republikës bisedoi me presidentin Zelensky për telefonatën e sotme me presidentin Putin, gjatë së cilës ky i fundit foli edhe lidhur me marrëveshjen për përpjekjet e përbashkëta që kanë të bëjnë me rekomandimet e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, për të garantuar sigurinë, saktësisht sigurinë e termocentraleve bërthamore në Ukrainë”, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

-Advertisement-

Presidenti francez Macron, kishte shprehur “si dhe përsëritur domosdoshmërinë absolute për të shmangur çdo sulm ndaj integritetit të objekteve bërthamore civile të Ukrainës”.

Sipas Elysee, është diskutuar për situatën humanitare dhe Macron i kishte thënë presidentit ukrainas se do t’i kushtojë “vëmendje të madhe nevojave të Ukrainës dhe se Franca do të vazhdojë të rrisë mbështetjen e saj në këtë fushë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera