Lajme

Macet e dhitë në korridore, reagon Spitali i Istogut (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:30 | 07 July 2018

Pas raportimit të mediave se në spitalin e Istogut, pos pacientëve, shpesh shihen aty edhe kafshët ka reaguar Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.

Drejtori i DSHMS-së në Istog, dr.Mujë Osmanaj në një reagim ka thënë se fotot e bëra në spital janë përhapur për qëllime të panjohura.

Sipas Osmanajt, nuk do të lejohet që investimet në këtë qendër të denigrohen dhe dikush duhet të jap llogari për shkeljet.

-Advertisement-

Më poshtë reagimi i Osmanajt:

Reagim!

Të nderuar qytetarë,

Gjendja reale e QKMF në Istog permes fotove!

Të nderuar qytetarë, nga persona joseriozë ose keqbërës në bashkëpunim për qëllime ende të panjohura është përhapur një foto me dhitë në korridor të objektit dhe kjo foto është shpërndarë në “portalet” tona!

Ne si drejtori e komunë po marrim masa për ndriçim të rastit e jemi në kontakt me organet e rendit!

Nuk do lejojmë që tërë këto investime e mundi i gjithë mantelbardhëve të denigrohet! Disiplina në punë është obligim dhe secili do jep llogari për shkeljet e rregullores e ligjit!

Dr.Mujë Osmanaj drejtor i DSHMS në Istog! /Indeksonline/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera