Fun & Video

Lyejnë trupin me ngjyrë që të duken sikur janë veshur, shëtisin në qytet – habiten qytetarët kur e kuptojnë të vërtetën (Video)

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 20 June 2018

Në bulevardin më të frekuentuar të Hollywood-it, motrat binjake kanë marrë guximin të shëtisin nëpër rrugë pothuajse lakuriq, duke lyer trupin me ngjyra të ndryshme që ngjasonin me rrobat.

Artistja Jen Seidel, 49-vjeçe nga Batlimore i Marylandid dhe vajza e saj Kennedy Walsh, 18-vjeçe, bashkuan forcat për të shprehur kreativitetin e tyre në trupat e motrave binjake Hannah dhe Leah Stacey, 25-vjeçare, për të parë nëse qytetarët do t’i vërejnë se nuk kanë asgjë të veshur, transmeton Telegrafi.

Ky moment interesant është filmuar dhe montuar në një video tetëminutëshe që është postuar në YouTube, ku shihen reagimet nga më të ndryshmet të qytetarëve kur e kuptojnë se ato janë lakuriq.

-Advertisement-

Në video shihen Jenn dhe Kennedyt duke ua lyer trupat me “veshje” të njëjtë, dhe më pas udhëzohen që të dalin për një shëtitje nëpër Hollywood.

Ato i ndalnin qytetarët për t’i pyetur nëse po vërejnë diçka të pazakontë, dhe të rrallë ishin ata persona që e dinin të vërtetën. Madje ata habiteshin kur e kuptonin se janë lakuriq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera