LVV – LDK-ja pa ujdi, seanca konstituive më 24 dhjetor
Autori: Gazeta inFokus 08:34 | 12 December 2019
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët për bashkëqeverisje as në takimin e djeshëm, të mbajtur në nivel kryetarësh. Dakordimi i vetëm i së mërkurës ka qenë intensifikimi i bisedimeve.
Sidoqoftë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur seancën për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit më 24 dhjetor, shkruan sot gazeta Zëri.
Pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme të LVV – LDK-së se këto ditë do të ketë marrëveshje për bashkëqeverisje, takimi i djeshëm mes liderëve të këtyre dy subjekteve ka përfunduar pa marrëveshje për koalicion qeverisës.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kreu i LDK-së Isa Mustafa nuk janë deklaruar fare pas takimit, megjithëkëtë përmes një njoftimi, të lëshuar për medie, është bërë e ditur se palët janë dekoruar vetëm për intensifikim të bisedimeve.
Në anën tjetër, zyrtarë të të dyja subjekteve ditëve të fundit janë shprehur optimistë se negociatat dymujore shumë shpejt do të kurorëzohen me dakordim të plotë për marrëveshjen finale. Por Vetëvendosja dhe LDK-ja ende nuk janë marrë vesh për pozitën e presidentit.
Insistimi i LDK-së për ta marrë këtë post po vazhdon të pasohet me kundërshtimin e fortë të LVV-së që një gjë e tillë të mos ndodhë në asnjë rrethanë. Sidoqoftë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për datën 24 dhjetor ka thirrur seancën për konsitutimin e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.
Të tjera
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...