Lajme

Lutfi Haziri për Albin Kurtin: Vjen koha kur njerëzit nuk do ta votojnë më

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 08 February 2021

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për sondazhet që po bëhen lidhur me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Haziri tha se sondazhet në Kosovë po porositen dhe kjo, sipas tij, është fakt.

“Unë jam prej njerëzve që i marr seriozisht sondazhet. Të ne sondazhet po porositen, kjo është fakt. Ato po e krijojnë ambientin dhe ndikimin politik, mirëpo neve na mbetet me dal me livru pra me punu, ku janë ato paqartësi dhe cilat janë ato politika të gabueshme për ti sqaruar edhe qytetarët”, tha Haziri

-Advertisement-

Kreu i Gjilanit po ashtu ka deklaruar se do to vijë koha kur njerëzit nuk do ta votojnë më Albin Kurtin.

“Vjen një kohë kur njerëzit nuk e votojnë më”, tha ai ndër të tjera në Kanal 10.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera