Lajme

Lutfi Haziri kërkon zbardhjen e vrasjes së gazetarit Bardhyl Ajeti

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 05 June 2020

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në 15 vjetorin e vrasjes së gazetarit dhe publicistit, Bardhyl Ajeti, ka kërkuar zbardhjen e rastit dhe autorët ta marrin denimin e merituar.

Kryetari Haziri e ka vlerësuar lartë Ajetin për guximin dhe profesionalizmin e tij, duke shtuar se shpirti i tij nuk prehet në paqe përderisa nuk janë zbuluar akterët e vrasjes.

“Sot e asaj dite, vrasja e tij mbetet enigmë. Kërkoj nga organet e shtetit që ta zbardhin sa më parë këtë dhe vrasjet tjera dhe autorët ta marrin denimin meritor. Veç në këtë mënyrë eshtrat e Bardhylit dhe të tjerëve do të pushojnë të qetë. Bardhylin do ta kujtojmë përgjithmonë për guximin dhe kontributin e tij të madh në gazetari e publicistikë”, ka thënë Haziri.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera