Lushtaku: Albin Kurti as mos ta mendojë hapjen e Urës së Ibrit pa përkrahjen e Amerikës
Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 15 August 2024
Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti temë diskutimi më nuk është hapja e Urës së Ibrit, por kur do të hapet ajo, pavarësisht thirrjeve të aleatëve për mos hapjen e saj, ku sipas tyre, në këtë kohë mund t’i rrezikojë ushtarët amerikanë.
Se hapja e Urës pa koordinimin me Amerikën nuk duhet të ndodh e thotë edhe nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, në një prononcim për Front Online ka thënë se Qeveria me bashkësinë ndërkombëtare duhet ta gjejnë gjuhën e përbashkët.
Sipas Lushtakut, hapja e Urës së Ibrit është problem politik dhe Qeveria me veprime të njëanshme sjellë probleme shtesë.
“Secili shqiptar ka dëshirë që Kosova të jetë e bashkuar, vet fakti që Kosova është e pranuar ndërkombëtarisht me kufijtë e saj. Problemi i Urës është politik, me bashkësinë ndërkombëtare duhet me e gjetë një gjuhë të përbashkët, e vetmja mënyrë për ta kaluar këtë problem është Amerika dhe vetëm Amerika. Është problem të merren vendimet e njëanshme nga Qeveria e Kurtit”, ka deklaruar Lushtaku.
Sipas Lushtakut, hapja e Urës nuk duhet të ndodhë, pa përkrahjen e Amerikës.
Lushtaku thotë se askush s’ka dëshirë që serbët e veriut ta kenë fatin e shqiptarëve para luftës.
“Pa amerikanët hapja e Urës as që bëhet fjalë. Secili shqiptar e donë Mitrovicën pa probleme e pa tensione. Nuk dëshirojmë që serbët e veriut ta kenë fatin e shqiptarëve para luftës. Qeveria duhet të punojnë më shumë me serbët vendor, duke komunikuar më shumë me ta”, u shpreh Lushtaku.
Të tjera
-
Mblidhet Qeveria
Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës....
-
ShBA: Konfirmohet vdekja e parë
Vdekja e parë është konfirmuar në Pacific Palisades, ku zjarri më i madh i Lo...
-
Infektologu Ahmeti: HMPV nuk plotëson kriteret për të qenë pandemi e përmasave të Covidit
Në lidhje me këtë virus, Sali Ahmeti, infektolog, ka shpjeguar se HMPV është ...
-
Tërmeti shkund Italinë
Një tërmet me magnitudë 3.6 u regjistrua në orën 02:42 të mëngjesit në veripe...
-
Komisioni i Përbashkët për të pagjeturit pritet të takohet deri më 16 janar
Në dhjetorin e vitit që lamë pas, në kuadër të takimit në Bruksel ndërmjet kr...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot Kompania për Distrib...
-
Paralajmërohet mbyllja e disa objekteve tjera paralele në veri
Aksioni ka përfunduar dhe këta janë shiritat njoftues se kjo veprimtari u mby...
-
Zyrtari i lartë amerikan sot viziton Kosovën, do pritet nga Osmani
Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R....
-
Parashikimi i Haradinajt: Vetëvendosje s’do t’i marrë më shumë se 25% të votave
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëv...
-
Shkup: A paraqet “Shqipja” problem për Siljanovskën? Zbulohen nenet që e “pengojnë” presidenten
Mosdekretimi i ligjit për mbrojtje të fëmijëve për shkak të Gjuhës Shqipe nga...
-
E rëndë: Vdẹs 36-vjeçari në Podujevë, po merrte infuzion për gripin sezonal
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Podujevë, ku një 36-vjeçar ka ndërruar jet...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi ndryshim gradual të motit. Paradite ende do të...