Lajme

Lushnje – Vjedhin banesën e të riut ditën e zgjedhjeve, tre në pranga

Autori: Gazeta inFokus 10:15 | 26 June 2017

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Lushnjes për vjedhjen e një banese. Ngjarja raportohet se ka ndodhur ditën e djeshme që përkonte dhe me festën e Bajramit dhe ditën e zgjedhjeve.

Të arrestuarit Ardit Muça 23 vjeç, Arben Toli 38 vjeç dhe Almiran Bufasi 29 vjeç dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetasit A.T 26 vjeç në fshatin Pirrë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera