Lajme

Lushaku që e shoqëroi Abdixhikun në takim me Escobarin: ShBA nuk ka qenë kurrë më e zhgënjyer me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 20:46 | 15 November 2022

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila po e shoqëron kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se ShBA’ja s’ka qenë kurrë më e zhgënjyer me Kosovën sesa tash për vendimin për targat, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Lushaku-Sadriu ka folur për takimin me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe takimet e tjera në Departamentin Amerikan të Shtetit, duke thënë se është folur me tone shumë dëshpëruese.

“Në fakt ne kishim disa takime në Departamentin e Shtetit dhe përgjithësisht mund të themi se është shprehur me tone shumë dëshpëruese qndrimi i Departmantit të Shtetit, për sa i përket vendimit të Qeverisë dhe moskoordinimit, mospasjes parasysh të Qeverisë për sa i përket vendimit që e ka marrë njëanshë, Kjo i sjell raportet e Kosovës dhe Departmanetit të Shtetit krejtësisht në një nivel tjetër. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar të ketë një gjuhë të tillë zhgënjyese me Kosovën dhe kjo ishte sa i përket takimit më shqetësuesja”, ka thënë Lushaku-Sadriu në Kanal 10.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se e gjithë fryma e takimit me Escobar ishte në tone dëshpëruese.

“Normalisht u dëshpëruam shumë përderisa dëgjuam tonet dëshpëruese derisa dëgjuam tonet dëshpëruese nga ana e Departmanetit amerikan për vendimet e Qeverisë. E gjithë fryma e diskutimit ishte në tone dëshpëruese. Ne skemi dëgjuar ndonjëherë të ketë një gjuhë të tillë nga ana e Departamentit të Shtetit”, ka deklaruar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera