Lajme

Lushaku e LDK-së: Kurti, i paaftë, i dëmshëm e palaço, po luan me shtetësinë e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:43 | 27 May 2023

Jehona Lushaku – Sadriu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës në panik nga dështimi në qeverisje.

Ajo e ka quajtur të paaftë, të dëmshëm, hipokrit e palaqo Kurtin, derisa ka thënë se qeverisja e tij është dështim total dhe se si kryeministër i ka sjellur dëme historike Kosovës.

Ajo ka thënë se Kurti përkujdeset për performancë për militantë e jo për arritje ndërkombëtare të Kosovës.

-Advertisement-

Ky është reagimi i saj:

Në panikë nga dështimi në qeverisje, kryeministri Kurti po luan me shtetësinë e Kosovës.

Një kryeministër i PAAFTË- se qeverisja e tij u dëshmua të jetë dështim total, keqmenaxhim e me të vetmin rezultat varfërimin e secilit qytetar;

Një kryeministër i DËMSHËM, që shtetit tonë historikisht i ka sjell veç dëme në raporte ndërkombëtare e vërejtje me shkrim nga SHBA e BE.

Një kryeministër HIPOKRIT, që flet për moral derisa luan me të ardhmen e familjeve tona – se ai të veten nuk e ka në Kosovë;

Përfundimisht, një kryeministër PALAQO, që përkujdeset për performancë për militantë partiak, e jo për arritje të vërtetë ndërkombëtare të shtetit tonë.
Kosova nuk meriton një udhëheqje të dëmshme e të rrezikshme si kjo!.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera