Lajme

Lunaçek bën thirrje që të mbijetuarat e dhunës seksuale të mos heshtin

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 31 October 2017

Ulrike Lunaçek, raportuesja në largim e Parlamentit Evropian për Kosovën ka thënë se para 20 vjetësh para se të bëhet politikane ka menduar shumë për gratë që preken nga konfliktet e mbesin si të mbijetuara të dhunës seksuale.

Ajo gjatë konferencës “Qasja në drejtësi dhe reparacione për të mbijetuarat e dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin” që po mbahet në Prishtinë, theksoi se është mirë që kjo temë tashmë as në Kosovë nuk është më tabu.

Lunacek bëri thirrje që të mbijetuarat e dhunës seksuale të mos heshtin por ta ngrisin zërin e t`i kërkojnë të drejtat e tyre që të jenë të barabarta në shoqëri.

-Advertisement-

Lunaçek deklaroi poashtu se i gëzohet faktit qe edhe në Kosovë ka gra të fuqishme që nuk heshtin por kërkojnë të drejtat e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera