Lajme

Lumir Abdixhiku shpall fitoren e Përparim Ramës në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 14 November 2021

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku në këto momente është paraqitur në një konference për media ku ka shpallur fitoren e kandidatit të kësaj partie për Prishtinën.

Në atmosferë festive me duartrokitje e duke përqafuar kandidatin e tyre, Përparim Ramën ai ka thënë se tanimë kryetar i kryeqytetir është Rama.

Ai i ka uruar për fitore Ramës duke u thirrur në të dhënat e komisionerëve të tyre në Prishtinë.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, Përparim Rama ka thënë se emocionet për këtë fitore janë të papërshkrueshme.

Vota juaj sot më privilegjon që unë të jem kryetar i Prishtinës”, ka thënë Rama./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera