Lumir Abdixhiku: Kosova ka rënë në kurthin e Serbisë me veprime të veta

Autori: Gazeta inFokus
21:26 | 10 November 2022
Abdixhiku: Kosova ka rënë në kurthin e Serbisë me veprime të veta.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur në lidhje me gjendjen e re të krijuar në veri të vendit.
Abdixhiku tha se tashmë janë bërë afër një javë që Kosova është futur në një gjendje të ere të ushtrimit të sovranitetit të vetë në të gjithë territorin, teksa shtoi se në 17 për qind të territorit, ky sovranitet ka filluar të marrë goditje.
Tutje, ai në një intervistë në Rubikon në Klan Kosova tha se burimi i problemeve në veri është Beogradi dhe se tendencat e Serbisë për destablizimin e Kosovës s’janë të reja, teksa shtoi se vendi ka rënë në kurthin e Serbisë.
“Ka një masë të organizuar të autoriteteve serbe në veri të koordinuara në Beograd për të sabotuar Kosovën. Por, kjo tendencë e Serbisë s’është e re për Kosovën. Në 23 vitet e fundit Serbia ka provuar të sabotojë Kosovën edhe në pjesën jugore e sidomos në veri e jo rrallë ka arritur të krijojë tensione, si ai me tren, barrikadat”.
“Tendencat e Serbisë për destabilizim të Kosovë s’janë të reja dhe s’janë zbuluar as me 14 shkurt e as sot në nëntor të 2022-ës. Është vazhdimësi e një angazhimi serioz të Serbisë, edhe financiar edhe kriminal në veri”.
“Por, ajo çka ka qenë e rëndësishme për Kosovën është mënyra se si vendi ynë dhe aleatët tonë i janë përgjigjur një provokimi të tillë”, është shprehur Abdixhiku, njofton Klankosova.tv .
Më tej, ai tha se arsyeja e një burimi të tillë nga Beogradi është intensiteti i madh i faktorit ndërkombëtar rreth çështjes së Kosovës dhe Serbisë po bëhet për dy mundësi.
“E para që të rritë kërkesën për një marrëveshje finale dhe e dyta që ta kurthojë Kosovën në veprimet e veta që ajo mund t’i ketë”.

Të tjera
-
Shkon në 13 numri i të vra*rëve në Izrael, 380 plag*osen
Numri i të vdekurve në Izrael nga sulmet e Iranit gjatë natës është rritur në...
-
Balona me turistë rrëzohet në Kapadokia, vdes një person
Në rajonin i Kapadokias, i njohur për balonat e tij shumëngjyrëshe me ajër të...
-
Prokuroria po heton vdekjen e burrit që gjet pa shenja jete në Pejë
Një ngjarje e rëndë mbrëmjen e të shtunës në Pejë. Në rrugën “Rozafa”, një...
-
Basha: Ne e kemi të qartë- kemi thënë me LDK’në po, me PDK’në jo
Dimal Basha nga VV ka thënë se është e paarsyeshme që s’po votohet komisioni ...
-
Çitaku: VV po e mban të bllokuar Kuvendin, ne nuk votojmë nën diktat
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar pas dështimi...
-
Kuvendi në episodin e 32-të – përsëri pa skenar të ri
Seanca e 32-të për të arritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar ...
-
Berisha: Secili mandatar që i siguron 60 vota e ka edhe votën time, nuk jam bllokues
Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se situata aktuale...
-
Guri: Sot do duhej të ishim duke ngritur çështje që i preokupojnë qytetarët e jo duke u marrë me seancat “votim i hapur, votim i fshehtë”
Paris Guri nga LDK tha se “asnjëherë” s’e ka menduar që do të zgjasë kaq shum...
-
Kadrijaj thotë se VV-së po i pëlqen bllokada në Kuvend: Nuk po shohim angazhim
Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se nuk e ka menduar që do...
-
Kur do të përfundojë konstituimi i Kuvendit? Haxhiu: Varet nga opozita
Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar shkurtim...
-
KRU Prishtina tregon kur do të nisë furnizimi me ujë pas ndërprerjes 24-orëshe në disa zona
Qytetarët në Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas dhe lagjen Kalabria në Prishtinë ka...
-
Koci sërish proteston para Kuvendit: Ju lus, bojkotoni deputetët
Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar se edhe sot do të protestojë para Kuven...