Lajme

Lumi Mirusha përsëri del nga shtrati, bllokon rrugën Mirushë-Gurbardh

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 26 January 2021

Komuna e Malishevës ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të mëdha te shiut dhe borës është rritur niveli i ujit në lumin Mirusha.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se si pasojë e daljes së lumit nga shtrati rruga Mirushë-Gurbardh është bllokuar, shkruan Gazeta inFokus.

“Si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut dhe të borës, është rritur niveli i ujit në lumin Mirusha dhe në rrjedhat tjera të ujërave, duke shkaktuar daljen nga shtrati të lumit, kryesisht në prona bujqësore, por edhe në rrugë dhe si pasojë rruga Mirushë-Gurbardh është bllokuar, dhe vështirësi ka edhe në akset rrugore Malishevë-Kijevë, Malishevë-Banjë dhe Turjakë-Bubël, ndërsa rrugët në malet e Berishës, janë të kalueshme, pasi është larguar bora nga rrugët”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Kështu kanë deklaruar sot drejtoritë përgjegjëse komunale në Komunën e Malishevës, ajo për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe e Shërbimeve Publike, sipas të cilave të gjitha ekipet emergjente janë në terren, e po ashtu edhe operatori përgjegjës për pastrimin rrugëve nga bora, dhe janë duke e menaxhuar situatën.

Momentalisht, në rrugët ku ka probleme, banorët mund të përdorin rrugët alternative dhe situata është e menaxhueshme dhe deri më tani situata nuk paraqet rrezik, por pavarësisht kësaj, ekipet përgjegjëse janë në gatishmëri të plotë. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera