Lajme

Lumi i Shalës, parajsa e Veriut të Shqipërisë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 03 August 2020

Shteti amë, Shqipëria, karakterizohet për peisazhin fantastik që ka, me det, lumenj, liqenj dhe bjeshkw shkëmbore, që krijojnë një mrekulli dhe një pamje fantastike. E njohur për turizimin e detit, për shkak të plazhit të shumtë qw të ofron, kohëve të fundit ky vend i mrekullive ka filluar të njihet edhe për turizmin malor që ka, shkruan Gazeta Scanner.

Bukuritë natyrore të trojeve shqiptare çdo ditë e më shumë po e rrëmbejnë vëmendjen edhe të turistëve të huaj.

Ndonëse jemi në kohë të nxehtë, kur gjithë mendja na shkon të pushimet pranë detit, atë që Shqipëria ta ofron që nga Veriu deri në Jug, me dy detëra që i ka, megjithatë në mesin e vendeve që duhet patjetër të vizitohet në këtë sezon është edhe Lumi i Shalës, që gjendet në Fierzë të Bajram Currit.

-Advertisement-

Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbijtë e thepisur që e rrethojnë, duken sikur prekin qiellin me dorë. Në Lumin e Shalës gjëndet një bukuri e rrallë, ku për të cilin është e vështir të thuhet vetëm me fjalë.

Liqeni i Fierëz gjatë kësaj kohe mbushet me mjete të shumta lundruese, duke filluar nga barkat e thjeshta e deri te tragetet e mëdha, të cilat nga këtu fillojnë rrugëtimin e tyre për te liqeni i Komanit.

Kompania “Sharr Travel’ që udhëhiqet nga Ruzhdi Kurtishaj, këtë të diel, kishte organizuar një udhëtim për një numër të mediave kosovare, në kuadër të promovimit të vendeve turistike që ka Shqipëria.

Udhëtimi drejt këtji lumi është një ndër udhëtimet me të bukura që duhet të jetë në listën tuaj të udhëtimeve, por paraprakisht duhet të keni parasysh që po vizitoni një vend të izoluar ku gjithçka është sa më pranë natyrës, por nuk jemi në qytet.

Andaj, vendet ku do të mund të qëndroni apo edhe të kaloni natën janë të limituara. I vendosur në mes bjeshkëve, që po aq të larta sa edhe aq mahnitëse, elektriciteti është i kufizuar, duke qenë se nuk ka linje, kështu që energji mund të keni vetëm për mbushjen e telefonave, por jo edhe për internetin.

Kjo krijon edhe një adrenalinë që ta shijoni edhe më shumë, një bukuri të rrallë natyrore, ku valët e werlesit nuk arrijnë dot.

Çadrat apo siç i quajnë banorët shezllone ka, ndërkohë që hapësirë për t’u larë e për të notuar keni sa të doni. Por, nëse doni ta shijoni vërtet këtë lum notoni në drejtimin e rrjedhës së lumit. Uji i pastër si loti u mundëson që të keni pamje të qartë edhe brenda tij. Dhe teksa notoni nën të mund të hasni edhe në banorët e tij të përhershëm peshqit.

Trofta e egër, njëri prej llojeve më të mira të peshkut dominon, andaj për peshkatarët dhe dashamiret e natyrës në përgjithësi  ky vend lirisht do të mund të cilësohej si një lloj parajse.

Nëse vizitoni këtë lum mos ndaloni me kaq, ecni edhe drejt pjesëve më të thella të Lumit të Shalës, që buron nga Bjeshkët e Nemuna, duke mbledhur të gjithë ujërat e luginës se Thithit. Në këto zona të thella do të shihni më pak vizitor, por, e bukura e saj është se kënga e malit dhe jehona e lumit do t’ju falin momente relaksi, duke qenë se jeni larg gjithçkaje që mund të ju shqetësoj.

Ndryshe, Lumi i Shalës është lumi i cili buron rrëzë Alpeve Shqiptare.

Ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Dri, buron tek kroi i Shtrazës në krye të fshatit Theth, në rrëzë të majës së Radohinës, nga ku zbret poshtë nëpër luginë të Shalës, nga Thethi, Ndërlysa e Musha, nga Breg-Lumi tek Porta e Shalës (Gryka e Rrshqëmit), nëpër Lotaj e në luginën e Shoshit, dërisa derdhja e tij shkon në Lesniqe në Dri (sot liqeni Koman). Është lumë malor me rënie mesatare 22 metra në një kilometër.

Lumi i Shalës në vitet e fundit është bërë një destinacion turistik si për të huajt dhe vendasit, nga ku vizitorët e shumtë e përshkruajnë si perlën e bukurive të Komanit e të Shqipërisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera