Lajme

Lumezi: Të drejtat e viktimave të krimit duhet mbrojtur me çdo kusht

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 18 October 2019

Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi ka deklaruar se angazhimi i tij dhe i të gjithë mekanizmave relevantë nuk do të mungojë që rastet e viktimave të krimit të trajtohen drejt gjatë gjithë procedurave, ndërsa kryerësit të marrin dënimet meritore.

Mesazhi i kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi për nder të 10-vjetorit të ” Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimi“.

Si Kryeprokuror i Shtetit vlerësoj që në ballë të kësaj Jave nëpër vite kemi vënë në prioritet të drejtat e viktimave, por edhe një paralajmërim serioz për shkelësit e të drejtave të viktimave të krimit, sepse këto të drejta janë të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës dhe hyjnë në kuadër të të drejtave themelore dhe, si të tilla, duhet mbrojtur me çdo kusht nga institucionet shtetërore.

-Advertisement-

 

Angazhimi im si Kryeprokuror i Shtetit dhe i të gjithë mekanizmave relevantë nuk do të mungojë që rastet e viktimave të krimit të trajtohen drejt gjatë gjithë procedurave, ndërsa kryerësit të marrin dënimet meritore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera