Lajme

Lumenjtë mbushen me qumësht kosovar, tregu me qumësht të huaj

Autori: Doresa Geci 10:00 | 19 September 2020

Çdo ditë që fermerët kosovarë detyrohen tëderdhin nga një cisternë me qumësht në lum, sëpaku një kamion i ngarkuar me qumësht nga Sllovenia, Maqedonia e Çekia hynë në Kosovë.

Të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Doganave të Kosovës dëshmojnë se fermerët kosovarë janë në hall me prodhimin nga importi.

Vetëm nga 1 janari i këtij viti e deri më 13 shtator, kanë hyrë në Kosovë mbi 220 milionë litra qumësht nga vendet e ndryshme të botës.

-Advertisement-

Ndërkaq në vlerë monetare sipas Doganës së Kosovës kjo sasi kapë shifrën rreth 13 milionë euro.

Kjo edhe del të jetë arsyeja përse kompanitë përpunuese të qumështit në Kosovë kanë mbyllur dyert për fermerët dhe këta të fundit detyrohen çdo ditë të derdhin nëlumenj nga 70 mijë litra qumësht.

Kështu mbi 63 mijë prodhues të qumështit në vend në këto ditë janë duke u ballafaquar me krize për shkak se qumështi i tyre nuk po gjen vend në tregun kosovar, krahas atij të importit, i cili në bazë tëtë dhënave të Doganës vjen kryesisht nga Sllovenia, Maqedonia, Çekia, Bosnja e Shqipëria.

Sa qumështprodhohet në Kosovë?

Kryetari i shoqatës së prodhuesve të qumështit,Besim Kuqi tregon se u është vështirësuar gjendja fermerëve dhe cdo ditë po shtohen sasitë e tepricave të qumështit, të cilin nuk kanë ku ta plasojnë në treg.

“Çdo ditë derdhen nga 70 mijë litra qumësht në Kosovë, dhe nga java e ardhshme do të dyfishohet sasia, dhe ekziston mundësi sasi edhe me të madhe. Zakonisht qumështi është duke derdhur para objekteve të pikave grumbulluese”, ka thënë Kuqi për Gazetën Infokus.

Së fundmi kompania “Vita”, ka vendosur të mos pranojë qumështin nga fermerët.

“Fermerët individual janë të lajmëruar që nga e hëna do të ju ndalohet e gjithë sasia e qumështit. Qumështorja “Vita” ka njoftuar se nga data 21 nuk grumbullon qumështin, në rast që nuk plotëson Qeveria kërkesat”, është shprehur ai.

Në kompaninë “Vita”, i kanë thënë Gazetës Infokus se arsyeje e mos pranimit të qumështit është krijimi i sasive të mëdha në stoqet e tyre.

Në anën tjetër kryetari u shoqatës së fermerëve Kosovar të Qumështit, Besim Kuqi ka paralajmëruar edhe protestë për javën e ardhshme, nëse qumështi i tyre mbetet në shtëpi.

Pakënaqësia e tij është rritur sa ndaj pikave grumbulluese, të cilat nuk po ua pranojnë produktin e vetëm me të cilin mbijetojnë fermerët, po aq edhe ndaj institucioneve që sipas tij nuk po i mbrojnë nga konkurrenca jo e drejtë.

Në ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tregojnë se mbi 280 mijë tonë në vit qumësht prodhohen në Kosovë, apo 771.6 tonë në ditë.

Këto sasitë të qumështit fermerët kanë mundësi t’i shesin në 45 kompani ë bëjeni grumbullimin apo përpunimin e qumështit.

“Bazuar në data bazën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Republikën e Kosovës janë të aprovuara-licensuara 45 subjekteve ekonomike, të cilat merren me grumbullimin dhe përpunimin e qumështit”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Bujqësisë për Gazetën Infokus.

Ndërkaq, në tërë territorin e Kosovës janë gjithsejte 63,874 ekonomi bujqësore të cilat të cilat përveç veprimtarive të tjera bujqësore gjithashtu mbarështojnë edhe lopë qumështore në fermat e tyre e të cilat mund të konsiderohen si prodhues të qumështit.

Sipas të dhënave statistikore fondi i gjedhit në Republikën e Kosovës është 258,662 krerë, e prej të cilave për prodhimtarinë e qumështit janë 132,971 krerë lopë ose shprehur në përqindje, pjesëmarrja e lopëve qumështore është 51 për qind në tërë fondin e gjedheve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera