Lajme

Lulzim Peci pas parakalimit të FSK-së në Mitrovicë: Nuk ma ka marrë mendja qe jeni aq budallë

Autori: Gazeta inFokus 20:24 | 23 June 2023

Drejtuesi i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka reaguar pas marshimit të ushtarëve të FSK-së në pjesën jugore të Mitrovicës.

Ai ka thënë se nuk e ka besuar që drejtuesit e vendit janë kaq budallenj.

“E kam ditur qe nuk jeni fort te mencur, por qe jeni aq budalle sa me e derguar FSK-ne ne Mitrovice ne kete situate nen pretendimin se keto jane ushtrime te rregullta nuk ma ka marrur mendja”, ka shkruar Peci.

-Advertisement-

Ai ka thënë se me këtë qasje, do të kërkohet Zajednica, por sipas tij, më vonë nuk do të gjendet në tavolinë.

“Si jeni duke i grahur punes, “zajednicen” keni me e lype, por nuk keni me e gjete!  Po ju nje dite do te shkoni,  por ketij vendi do i mbetet kopili ne dere! Apo ndoshta edhe ne do te fillojme t’i festojme humbjet”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera