Lajme

Lulzim Abazi në përkrahje të bizneseve

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 10 February 2021

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Lulzim Abazi ka vazhduar takimin me biznesmenët në vend.

Ai kësaj radhe ka takuar pronarin e mobilierisë Bliri, shkruan Gazeta Infokus.

“Me shokun tim të gjeneratës Bashkimin pronar i mobilerisë Bliri, i ndajtëm brengat e biznesit së bashku!Biznesi i industrisë së drurit është shtyllë kryesore e ekonomisë, lëmi e cila më së shumti është e përqendruar në Ferizaj🪵🪑!”ka shkruar Abazi.

-Advertisement-

Gjithashtu ai ka ritheksuar se PDK përmes planit të rimëkëmbjes do të mbështes kompanisë me 500 milionë euro.

“Plani i rimëkëmbjes i cili me theks të veçantë është në fokus tek ekonomia, do ti mbështet kompanitë me 500 milione € për të ruajtur balancin ekonomik!🤝📈”, ka përfunduar Abazi.
Lulzim Abazi mbanë numrin 108 në listën e PDK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera