Lul Raka jep detaje për Omikronin
Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 28 January 2022
Infektologu i njohur, Lul Raka, në një përmbledhje për variantin e ri të Covid19, Omicronit, ka thënë se Kosova është në shkallën më të ulët të vdekjeve në 1 milionë banorë, së bashku me Gjermaninë.
Ai tha se ky variant ka shënuar rritje masive edhe në Kosovë.
Sipas tij, infeksionet me Omicron kanë pasqyrë më të lehtë klinike, pasi që virusi lokalizohet kryesisht në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Inkubacioni mesatar është shkurtuar në 3 ditë.
Raka bëri thirrje përsëri për vaksinim në mënyrë që për të ulur ndikimin e Omicronit.
“Varianti Omicron ka shënuar rritje masive në Kosovë dhe botë. Ky variant mund të shmangë pjesërisht veprimin mbrojtës të antitrupave të krijuar nga vaksinimi ose nga infeksioni natyror duke rezultuar në përhapje masive të rasteve me COVID-19 në komunitet.
KOHA E OMIKRONIT
Varianti Omicron ka shënuar rritje masive në Kosovë dhe botë. Ky variant mund të shmangë pjesërisht veprimin mbrojtës të antitrupave të krijuar nga vaksinimi ose nga infeksioni natyror duke rezultuar në përhapje masive të rasteve me COVID-19 në komunitet.
Në raportin e fundit të ECDC (European Center for Disease Control), që përfshin periudhën kohore 10-23 Janar 2022, Kosova ka incidencë prej 1157 rasteve në 100.000 banorë. Nga shtetet e rajonit, Shqipëria ka 997 raste, Maqedonia 1099, Serbia 2805 e Mali i Zi 3798.
Në Evropë prijnë Danimarka me 7554 raste në 100.000 banorë, Franca 6661, Portugalia 5773, Sllovenia 5661, Zvicrra 4783, etj. Incidencën më të ulët e kanë Azerbejxhani dhe Bellorusia me 120, respektivisht 210 raste në 100.000 banorë.
Shkalla aktuale mesatare e rasteve në BE është 2.621 raste për 100 000 banorë. Prej tyre janë shtrirë në spital 1.14% , për kujdes intensiv kanë pasur nevojë 0.16% dhe kanë vdekur 0.06% e pacientëve. Në disa raste pacientët e shtrirë në spitale janë diagnostikuar rastësisht me Covid-19; d.m.th. janë pranuar për shkaqe të tjera në spital.
Gjatë kësaj periudhe shkallën më të ulët të vdekjeve në 1 milionë banorë e kanë Kosova (5.01) dhe Gjermania (5.13). Shtetet e rajonit kanë këtë shkallë vdekshmërie në 1 milionë banorë: Shqipëria 23, Serbia 52, Maqedonia 89, Mali i Zi 132 dhe Bosnja 146. Në Evropë, prinë Bullgaria me 161 vdekje/1 milion banorë.
Infeksionet me Omicron kanë pasqyrë më të lehtë klinike, pasi që virusi lokalizohet kryesisht në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Inkubacioni mesatar është shkurtuar në 3 ditë.
Shkalla e shtrimit në spital dhe vdekshmëria janë më të ulëta sesa në valët e mëparshme pandemike. Një rol të rëndësishëm këtu ka luajtuar edhe vaksinimi.
Por, përhapja masive në komunitet ka shkaktuar mbingarkesë të konsiderueshme në sistemin shëndetësor dhe në kategoritë e tjera esenciale të shoqërisë për shkak të mungesave masive në punë dhe mësim.
MASAT KUFIZUESE
Masat kufizuese varen nga faktorët shëndetësorë (numri i rasteve, spitalizimet, vdekjet, shkalla e vaksinimit), ekonomia, kapaciteti i shtetit për subvencione, shëndeti mental dhe të drejtat e njeriut.
Balansimi i gjithë këtyre faktorëve është i vështirë dhe nuk është i njejtë askund. Vendimet duhet të merren duke u bazuar në të dhënat epidemiologjike në kohë reale.
Masat kufizuese në Evropë- https://covid-statistics.jrc.ec.europa.eu/RMeasures
(Rumania dhe Austria kanë pasur orë policore për të pavaksinuarit).
ÇKA DUHET TË BËJMË?
VAKSINOHUNI!
Personat e pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar kanë rrezik më të lartë për sëmundje të rëndë dhe spitalizim. Prandaj, vaksinimi mbetet një komponent kyç për të ulur ndikimin e Omicronit.
ZBATONI MASAT PARANDALUESE- mos humbni kohë duke e kërkuar fajtorin kujdestar për gjendjen e sotme, sepse atë mund ta gjesh kudo, duke filluar prej vetes tënde e deri te Paria e vendit.
Fuqizoni INSPEKTIMET e zbatimit të masave parandaluese dhe vendimeve në terren bashkë me KOMUNAT!
Stimuloni të vaksinuarit kudo dhe kurdo!
STOP POLITIZIMIT TË COVIDIT!
Të tjera
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...