Lajme

Lukashenko tregon veprimin e Polonisë që mund të nisë Luftën e Tretë Botërore

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 24 March 2022

Alexander Lukashenko, Presidenti i Bjellorusisë, ka paralajmëruar se propozimi i Polonisë për të vendosur trupa paqeruajtëse në Ukrainë mund të bëjë që të nisë Lufta e Tretë Botërore.

Lukashenko, i cili ka lejuar Rusinë që të përdorë territorin e Bjellorusisë për të dërguar trupa në Ukrainë, tha të enjten se nëse vihet në jetë sugjerimi polak, “do të thotë Luftë e Tretë Botërore”.

“Situata është shumë e rëndë dhe shumë e tensionuar. Propozimi polak është shumë i rrezikshëm”, tha Lukashenko, sipas “Associated Press”.

-Advertisement-

Më parë, zëdhënësi i Kremlinit, Peskov, pati thënë se çdo kontakt i mundshëm mes rusëve dhe forcave të NATO-s “mund të ketë pasoja që vështirë se do të ndreqen”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera