Sport

Lukaku tallet keq me Ibrahimovicin pas golit të shënuar ndaj Milanos

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 21 February 2021

Interi e ka fituar derbin ndaj Milanit me rezultat 3-0, në sfidën e luajtur të dielën në mesditë, në kuadër të xhiros së 23-të në Serie A, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘San Siro’, golat për ‘Zikaltërit’ i shënuan Lautaro Martinez 2x (5’ dhe 57’) dhe Romelu Lukaku (66’).

Pas golit të realizuar sulmuesi belg duke festuar është tallur me Ibrahimovicin.

-Advertisement-

Mësohet se Lukaku i ka thënë Ibras se e zotëron qytetin e Milanos.

“Të thashë që unë zotëroj Milanon dhe këtë fushë gjithashtu”, mësohet të ketë thënë belgu.

Kujtojmë se javë në parë në çerekfinale të Kupës së Italisë, Lukaku pati një konflikt verbal me Zlatan Ibrahimovin.

Pas kësaj fitoreje Interi vazhdon kryesimin i vetëm në Serie A, pasi tani ka 4 pikë me shumë se Milani që ka mbetur i dyti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera