Sport

Lukaku i shpëton dënimit nga FA

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 28 Nëntor 2017

Nuk do të ketë procedurë disiplinore për sulmuesin e Manchester United.

Romelu Lukaku nuk do të dënohet nga FA, pas pamjeve që tregonin se ai ka goditur qëllimisht mbrojtësin e Brighton, Gaetan Bong.

Siç shkruajnë mediat në Angli, FA nuk ka hapur procedurë disiplinore ndaj lojtarit dhe ai kësisoj i shpëton një dënimi të mundshëm prej tri ndeshjesh.

-Advertisement-

Kësisoj, Lukaku do të ketë të drejtë loje qysh në ndeshjen tjetër që United e zhvillon nesër (e martë), ndaj Watfordit si mysafir.

Lukaku këtë verë është transferuar nga Evertoni tek United dhe deri më tani numëron 8 gola të realizuar në Premier Ligë me fanellën e ‘Djajve të Kuq’.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy