Sport

Lukaku refuzon 100 milionë euro, i bindur për të ardhmen e tij

Autori: Gazeta inFokus 09:47 | 23 June 2023

Romelu Lukaku dëshiron vetëm Interin për të ardhmen.

Sulmuesi belg ka refuzuar një tjetër ofertë nga Arabia Saudite, me një klub që këtë herë i ka ofruar 100 milionë euro për tre sezone.

Gjithsesi Lukaku është ende i bindur se ka shumë për të dhënë në futbollin europian dhe konkretisht me fanellën e Interit, klub ku ka treguar edhe cilësitë e tij më të mira.

-Advertisement-

Dëshirën e tij për t’u rikthyer te Interi edhe për sezonin e ri, Lukaku ua ka bërë të qartë drejtuesve të Chelsea-t, të cilët pritet të miratojnë një tjetër huazim një vjeçar të tij.

Lukaku e ka konfirmuar vazhdimisht afeksionin e tij për fanellën zikaltër dhe kërkon të marrë një rol të rëndësishëm në projektin e klubit, teksa në ditët e ardhshme Ausilio pritet të zbarkojë sërish në Londër për të folur me drejtuesit e Chelsea-t.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera