Lukaku në kërkim të rekordit të Ronaldos
Autori: Gazeta inFokus
23:46 | 13 October 2017
Lukaku kërkon të thyejë rekordin e Ronaldos prej 31 golave në Premierligë gjatë një sezoni.
Në sezonin 2007/08, Cristiano Ronaldo ka arritur t’i shënojë 31 gola për Manchester Unitedin në Premierligë, më shumë se çdo lojtarë tjetër në histori të “Djajve të Kuq”.
Këtë rekord tani do të tentojë të thyejë sulmuesi i ri, Romelu Lukaku, që u transferua gjatë verës nga Evertoni.
Belgu ka shënuar shtatë gola në shtatë paraqitje në Premierligë, ndërsa regjistron 11 finalizime në 10 ndeshje në total – statistika këto që tregojnë qartë se e pret një sezon i madh 24 vjeçarin.
Se Lukaku mund ta thyejë rekordin e Cristianos, e thotë edhe legjenda e “Djajve të Kuq”, Mikael Silvestre.
“Romelu Lukaku mund të thyejë rekordin e Cristiano Ronaldos të golave (31) në një sezon në Premier League”, ka theksuar ai.
Mbetet të shihet të shtunën nëse Lukaku do të vazhdojë me ecurinë pozitive të finalizimeve kur Manchester United të takohet me Liverpoolin në kuadër të xhiros së tetë në Premierligë.

T� tjera
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...






























