Luka Modric, “fisniku” i futbollit, leksion Messit dhe Ronaldos
Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 03 December 2019
“Në sport dhe në futboll nuk ka rëndësi vetëm fitorja, por edhe respektimi i shokëve dhe rivalëve tuaj.” Kjo frazë është e Luka Modricit, që deri pak orë më parë ishte fituesi në fuqi i Topit të Artë. Kroati ishte i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Paris, për t’ia dorëzuar trofenë Lionel Messit. Një gjest i duartrokitur gjatë, që lartëson figurën e Lukës së vogël.
Modric ishte i ftuar dhe nuk mungoi, duke humbur ditën e pushimit, që është shumë e shtrenjtë për të dhe familjen e tij përgjatë një sezoni të ngjeshur. Aq më tepër që nuk ishte as në listën e të nominuarve për ta fituar “Topin e Artë”. Duhej të merrte pjesë si një personazh sekondar në “shenjtërimin” e një rivali të madh, si Lionel Messi.
Ai dha shembullin fisnik, duke treguar respekt për fituesin, atë që nuk e bënë Cristiano dhe Leo vitin e kaluar, edhe pse ishin në radhët e finalistëve. Ata ishin respektivisht në vend të dytë dhe të pestë. “Kur nuk fiton, për respekt duhet të jeni atje, sepse në netët si kjo feston futbolli.”
Luka është një person plot elegancë, brenda dhe jashtë fushës, një zotëri që nderon këtë sport dhe këtë lojë.
Asnjëherë nuk thotë diçka të tepërt dhe kur duhet të flasë në dhomën e zhveshjes, është mirë ta dëgjosh. Gjithmonë korrekt dhe sportiv, i respektuar dhe modest, duke nderuar katër titujt Champions që ka fituar me Real Madridin. I dashur dhe i duruar edhe nëse duhet të japë autografe për mijëra persona në Zagreb, që kanë blerë autobiografinë e tij. Ai meritoi edhe lavdërimin publik të Barçës, që në një status e etiketon “një zotëri të vërtetë”.
Sjellja e tij do të mbahet mend gjithnjë, do të jetë një mësim historik që duhet të bëhet një traditë: ai që mban çmimin duhet t’ia dorëzojë dhe të nderojë personalisht pasardhësin. Modric e ka ngritur lart stekën, aq se e detyron Messin të bëjë të njëjtën gjë kur ta dorëzojë “Topin e Artë”. Kjo ditë mund të vijë shpejt.
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...