Rozë

“Luizi është betuar se do dalë, nëse largohet Kiara”, flet kushërira e moderatores: Familja e saj ka…

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 22 March 2023

E ftuar në “Shqipëria Live”, kushërira e Kiarës, Ema Shazivari ka folur në lidhje me deklaratën e Luizit se “do largohet nga shtëpia nëse ikën edhe Kiara”. Ajo thotë se deklaratat e Luizit duken serioze, dhe se ai edhe mund ta bëjë.

“Kiara luan për dy veta, ka votat e Luizit dhe të sajat, edhe Olta sigurisht ndihet e rrezikuar.

Luizi është betuar që edhe do dalë nëse del dhe Kiara. Që në nisje të marrëdhënies, Kiara është atakuar sikur të ishte një aksesor i Luizit, por mua më duhet të them se Kiara e ka ruajtur shumë mirë ekiulibrin e lojës së Luizit. Ajo ka qenë pro Luizit në një periudhë kur të gjithë ishin kundër tij.

-Advertisement-

Ka qenë shumë e vështirë edhe për familjen e Kiarës që sa herë Kiara ka pasur debate apo i është dashur ta stopojë një lojë të Luizit, ata kanë marrë shumë fyerje.

Ajo është cilësuar si një person që bën lojë dhe se po shtiret, por ajo është e sinqertë, dhe kështu është dhe jashtë.

Familjarëve të Kiarës dhe e gjithë shoqëria e saj e simpatizojmë”, tha kushërira e Kiarës për “Shqipëria Live”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera