Rozë

Luizi dhe Kiara drejt hapit të madh? Kjo është ajo çfarë po planifikojnë çifti

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 07 March 2023

Një fjalë e thënë nga Kiara Tito ka mjaftuar që Luiz Ejlli të ndihet mirë dhe këtë situatë ta bisedonte me Sabianin.

Teksa këngëtari ka kërkuar të zhvendosë rrobat e tij të dimrit, ka ndërhyrë moderatorja duke i thënë se mund t’i dërgojnë tek shtëpia e saj.

Kaq ka mjaftuar që Luizi të “ëndërrojë” që Kiara me të vërtetë ka qëllime serioze dhe gjithë marrëdhënien që kanë krijuar brenda shtëpisë do ta zhvillojë qetësisht jashtë.

-Advertisement-

“Të gjithë xhupat e dimrit, i futa tek dhoma e rrëfimit dhe i thashë do m’i çoni… dhe tha Kiara çoni tek shtëpia ime dhe kur të dalim i rregullojmë bashkë, i sistemojmë bashkë. E di si m’u duk? Sikur, kur të dalim nga këtu ne do të jetojmë bashkë, i marrim gjërat avash-avash bashkë. Se normal sfidë tjetër është edhe kur të dalim. Do jetë presioni, kurdo që të dalim,”-u shpreh Luizi.

Më herët gjatë ditës së djeshme kujtojmë që Kiara, ishte duke biseduar me Fotininë, një nga banoret e reja, për lidhjen e saj me Luizin.

Ajo i shpjegoi se kishte shumë pasiguri sesi do pritej nga jashtë lidhja e saj, mirëpo sipas Kiarës, mori siguri të plotë pas takimit me të atin.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy