Sport

Luis Suarez zyrtarizon largimin nga Barcelona: Paç fat në sfidën tënde të re!

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 30 January 2019

Një foto në Instaram zbulon gjithçka: Denis Suarez do të largohet nga Barcelona, për të veshur fanellën e Arsenalit.

Ka qenë Luis Suarez ai që ka thyer “rregullat” dhe ka zbuluar se shoku i tij i skuadrës do të largohet nga katalanasit në këto ditë. Në një foto të postuar në rrjetet sociale uruguaiani i uron fat mikut të tij për aventurën e re që do të nisë.

“Paç fat o Galican (vendlindja e tij në Spanjë) i vogël në sfidën tënde të re” shkruan sulmuesi i Barcelonës mbi një foto që është duke përqafuar mesfushorin spanjoll.

-Advertisement-

Denis Suarez do të kalojë në Londër në huazim për 6 muaj, teksa “Gunners” do të paguajnë 2.2 milionë paund, ndërsa kanë të drejtë të blejnë kartonin e tij në fund të sezonit për 20 milionë paund të tjera.

Spanjolli shihet si pasuesi i Aaron Ramsey në qendër të mesfushës, por 25-vjeçari mund të luajë edhe si sulmues i majtë. Këtë sezon ai ka luajtur vetëm 17 minuta te Barcelona, duke u aktivizuar vetëm dy herë si zëvendësues.

Ndërkohë që në sezonet 2014-16 ishte i huazuar te Sevilla, aty ku luajti nën urdhrat e Unai Emery, që shumë shpejt do të bashkohen te Arsenal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera