Sport

Luis Suarez tek Atletico, lamtumira nëpërmjet një konference për shtyp në “Camp Nou”

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 24 September 2020

Luis Suarez largohet nga Barcelona dhe bashkohet me Atletico Madridin. Transferimi i sulmuesit uruguajan 33-vjeçar te “Los Colchoneros” është zyrtar: Atletico nuk do të paguajë asgjë për kartonin e futbollistit, por nëse arrihen disa objektiva sportivë, do të jetë e detyruar të paguajë deri 6 milionë euro në arkat e “blaugranave”.

Stadiumi i Barcelonës do të bëhet sot, në orën 12:30, skena e lamtumirës së Suarezit, i cili do të flasë në konferencë për shtyp për lamtumirën e tij nga klubi ku fitoi gjithçka nga viti 2014: 4 tituj të La Ligas, Champions League-n, 4 Kupa të Mbretit, Botërorin e Klubeve, Superkupën e Europës dhe dy Superkupa të Spanjës. Në total ka shënuar 198 gola në 283 ndeshje, është sulmuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit pas emrave të mëdhenj se Cesar dhe Messi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera