Sport

Luis Suarez pa efekt, skuadra e tij eliminohet nga Copa Sudamericana

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 10 August 2022

Luis Suarez eliminohet nga Copa Sudamericana. Skuadra e tij, Nacional, ku u kthye pas 16 vjetësh në skuadrat më të mëdha në Evropë, u mposht edhe në takimin e kthimit ndaj brazilianëve të Atletico Goianense, këtë herë me rezultatin 3-0, duke u larguar kompeticioni në fazën çerekfinale.

Skuadra ururguaiane ishte mposhtur 0-1 në sfidën e parë në shtëpi, që shënoi edhe debutimin e sulmuesit veteran në “Gran Parque Central” dhe i duhej patjetër fitorja në takimin e kthimit, por në transfertë pësuan një humbje edhe më të rëndë. Luis Suarez u aktivizua në pjesën e dytë, pa mundur të bëjë asgjë për të shmangur eliminimin e skuadrës së tij.

Për skuadrën braziliane, që për herë të parë në histori kualifikohet në gjysmëfinale të kompeticionit shënuan Luiz Fernando dy herë dhe Baralhas.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy