Sport

Luis Suarez nuk heq dorë nga futbolli, do të luajë sërish me Messin

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 22 December 2023

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez pritet ta vazhdojë karrierën në Major League Soccer te Inter Miami, ku do të gjejë shumë ish-bashkëlojtarë të tij.

Sipas gazetarit italian Fabrizio Romano, Suarez do t’i bashkohet Inter Miamit dhe kështu do të ribashkohet me Lionel Messin, me të cilin luajti në Barcelonë.

Suarez ka rënë dakord me Inter Miami një muaj më parë, kështu që do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me opsionin e zgjatjes së saj edhe për një sezon.

-Advertisement-

Aktualisht është lojtar i klubit brazilian Gremio, ndërsa në fund të këtij viti do të bëhet lojtar i lirë.

Në ndeshjen e fundit për Gremio, Suarez shënoi golin për fitoren e ngushtë të skuadrës së tij dhe ky ishte goli i tij i 555-të në një karrierë të shkëlqyer.

Në fillim të vitit të ri ai duhet të nënshkruajë për Inter Miami dhe me Messin ka luajtur në Barcelonë nga viti 2014 deri në vitin 2020 dhe së bashku kanë fituar Ligën e Kampionëve.

Përveç Messit, Suarez te Interi Miami do të takohet edhe me dy ish-bashkëlojtarët tjera, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera