Sport

Luis Figo “tradhton” CR7: Modric meriton një çmim individual

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 15 November 2018

Luis Figo mendon se mesfushori i Real Madridit dhe Kroacisë, Luka Modric, është një fitues i denjë i “Goal 50” të këtij viti. Të martën u zbulua se mesfushori kroat kishte përfunduar në krye të listës vjetore të interpretuesve më të mirë të botës në 12 muajt paraardhës, pak përpara Cristiano Ronaldos dhe Mohamed Salah.

Ai regjistroi një vit të mrekullueshëm, duke e ndihmuar Real Madridin të fitonte një Champions të tretë radhazi, në maj, para se ta çonte vendin e tij në finalen e Kupës së Botës në Rusi. “Ai është njëri prej atyre, që sigurisht e meriton një çmim individual, – tha ish-sulmuesi i Real Madridit, Luis Figo – Këto çmime janë gjithmonë subjektive, por, pa dyshim, Modric ka pasur një sezon të mrekullueshëm.

Ai bëri dallimin me ekipin kombëtar kroat dhe me Real Madridin. Për këtë arsye, çmimi i tij është i merituar. Unë jetoj në Madrid dhe, megjithëse nuk kemi luajtur së bashku, frekuentojmë të njëjtat vende, rrimë me të njëjtët njerëz, kalojmë bashkë edhe momente familjare. Modric është një njeri i shkëlqyer dhe më bën të lumtur që këtë vit ai ka fituar kaq shumë trofe individualë”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera