Sport

“Lugina” mbyll vitin me një aksion fantastik

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 21 December 2018

Me moton: “Të gjithë së bashku mund të bejmë gjëra të mëdha”, Klubi Futbollistik “Lugina” ka bërë shpërndarjen e 28 pakove në Preshevë për nxënesit me nevoja të veçanta për festat e fundvit.

“Këta nxënes pavarsisht nevoja duhet të konsiderohen të barabartë me shoqërinë dhe në të ardhmen jemi dakorduar që ne si klub do të ndajmë një orë me trajnerët tanë profesional në mënyrë që edhe ata të socializohen, dhe shoqëria t’i konsiderojë si të njejtë me të tjerët. Këta meritojnë kujdesin më të madh dhe vizitat e përhershme,shpresojmë që viti tjetër të na sjell kushte më të mira bashkpunimi edhe ndërmjet institucioneve komunale dhe të gjithë bizneseve e njerëzve të vullnetit të mirë. Falemnderojm z.Fejzullah Agushin për bashkpunimin e pakove”, ka deklaruar Nagip Jakupi, drejtues i këtij klubi.

Klubi Futbollistik “Lugina” në vazhdimësi ka promovuar vlerat dhe tolerancat që kanë shqiptarët në Preshevë, derisa në një të ardhme të afërt synojnë të bëhen pjesë e futbollit kosovar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera