Lajme

Lugina e Preshevës për herë të parë në OKB

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 03 March 2023

Për herë të parë, përfaqësuesit e Luginës së Preshevës po qëndrojnë në hapësirat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Drejtori ekzekutiv i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi, ka thënë përfaqësuesit e Luginës janë pritur në Zyrën e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, James Turpin.

Ai ka thënë se është gjetur pajtimi që çështja e Luginës të adresohet në të gjitha mekanizmat e OKB-së.

-Advertisement-

“Sot, bashkë me delegacionin nga Lugina e Preshevës u pritëm në Zyrën e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së nga James Turpin, Drejtor për Paqe të Qëndrueshme, me të cilin u dakorduam që çështja e të drejtave të shqiptarëve etnikë në Luginë do adresohet në të gjitha mekanizmat përkatëse të OKB-së! Kjo është edhe një goditje e radhës për propagandën e Beogradit pas brifingut dhe takimeve të nivelit më të lartë që kishim në Senatin e Kongresin e SHBA-ve në Ëashington, DC”.

Takimi është realizuar si rezultat i letrës së Bislimit dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Guterres, për Luginën, më 24 tetor 2022, në 77 vjetorin e OKB-së, dhe përkrahjes së Misionit Permanent të Shqipërisë pranë OKB-së në Nju-Jork.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera