Luftimi i radikalizmit dhe ekstremizmit edhe përmes rrjeteve sociale
Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 06 May 2017
Platformat e medieve sociale vazhdojnë të konsiderohen si një mundësi për grupet radikale dhe ekstremiste për përhapjen dhe propagandimin e ideologjive të tyre.
Ngjashëm me vendet e ndryshme në botë, kjo dukuri apo mënyrë e propagandimit, është praktikuar edhe në Kosovë.
Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, thanë se çështja e ekstremizmit të dhunshëm, vazhdon të jetë problematike.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, tha se krahas rënies së interesimit të qytetarëve për të marrë pjesë në vatrat e luftës në Lindje të Mesme, ngjashëm po ndodh që edhe propaganda në rrjetet sociale të jetë minimale.
“Siç edhe e shihni në praktikë, tashmë edhe thirrjet e ndryshme, të cilat disa qytetarë që ishin në rrugë të radikalizmit, i bënin nëpër rrjetet sociale në Youtube…, e të ngjashme, tashmë pothuajse janë minimizuar, për të mos thënë janë zhdukur farë”, tha Hoxha.
Mekanizmat e sigurisë të Kosovë, sipas zëvendësministrit Hoxha, janë në rrjedha të vazhdueshme për monitorimin dhe përcjelljen e çfarëdo dukurie që mund të ndikojë negativisht në sigurinë e vendit.
“Policia e Kosovës e ka ngritur infrastrukturën e nevojshme për t’u përballur me çfarëdo sfide, në mesin e të cilave edhe me sfidën e radikalizmit të dhunshëm, sidomos në dinamikën aktuale të përdorimit masiv të rrjeteve sociale. Policia ka njësit të veçantë për patrullime online të këtyre rrjeteve”, theksoi Hoxha.
Autoritetet nuk kanë saktësuar se sa është numri i personave, të cilët janë arrestuar për shkak të propagandës ekstremiste në internet.
Por, njohësit e çështjeve të sigurisë, vlerësojnë se Kosova përballet me kërcënime shumëdimensionale të sigurisë kombëtare dhe sigurisë njerëzore.
Burim Ramadani, drejtor i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë, tha se ajo që mungon në vend, është përmirësimi i gjendjes së përgjithshme në Kosovë, për të minimizuar faktorët ndikues në radikalizëm.
Sipas tij, ideologjia e radikalizmit të dhunshëm është sfidë e vazhdueshme.
Ramadani tha se mendon që motivet dhe faktorët ndikues në radikalizëm, sidomos te gjeneratat e reja, janë po ato të njëjta, siç kanë qenë edhe më herët, dhe siç thotë ai, ato nuk janë zvogëluar.
“Indoktrinimi që vazhdon në Kosovë, e ka një mjet jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe ato janë rrjetet sociale dhe interneti, në përgjithësi. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për njerëz, individë apo grupe që janë nga Kosova dhe veprojnë në Kosovë. Pamjet dhe manipulimet që ndodhin nga jashtë Kosovës kanë ndikim [edhe në vend]”, tha Ramadani.
Ramadani konsideron se ballafaqimi me një dukuri të tillë kur persona të caktuar propagandojnë radikalizmin në rrjetet sociale, duhet mposhtur dhe me pasimin e sa më shumë informacioneve të sakta e kompetente për fenë nëpër rrjetet sociale.
“Ka disa aktivitete të vogla ku organizata të shoqërisë civile synojnë të ndërtojnë, por besoj se kjo duhet të kthehet në një program më të gjerë dhe ndërinstitucional”, u shpreh Ramadani.
Ndërkaq, Ahmet Sadriu, zëdhënës i Bashkësisë Islame të Kosovës i tha Radios Evropa e Lirë tha propaganda në internet nga radikalë të ndryshëm fetar nuk është siç ka qenë në fazën e mëhershme.
“Në aspektin e aktivitetit dhe angazhimit tonë si institucion, ne shohim rënie në këtë aspekt [të thirrjeve për radikalizëm në internet]. Ne nuk kemi ndonjë mekanizëm për t’i matur këto gjëra, por vërehet rënie në krahasim me periudha të mëhershme”, bëri të ditur Sadriu.
Në Kosovë funksionon portali, “Foltash”, i themeluar nga imamë, profesorë të shkencave Islame dhe njohës të historisë së feve. Drejtuesit e këtij portali të vetëm që përmes shkrimeve kundërshtojnë ekstremizmin e dhunshëm, thonë se synim është që nëpërmjet formave akademike-shkencore të bëhet shqyrtimi i hollësishëm i temave dhe aspekteve të ndryshme të fesë Islame.
Bekim Jashari, kryeredaktor, tha se tendenca e përhapjes së ekstremizmit përmes internetit, vazhdon të jetë e pranishme dhe, siç u shpreh ai, për këtë çështje duhet një angazhim i institucioneve dhe në veçanti i imamëve.
“Po ne e vërejmë këtë tendencë, po me një ritëm më të vogël. Ka tendenca. Ndoshta nuk ka thirrje për t’iu bashkuar luftës në Siri dhe Irak, por vërejmë tendencën e shtrirjes së ideologjisë tani këtu, sepse atje organizata ISIS dhe Al-Nusra do të marrë fund, por shtrirja e ideologjisë është e rrezikshme tash”, tha Jashari.
Një numër i kosovarëve që prej vitit 2012 nisi t’iu bashkohet fronteve të huaja të luftës në Siri e Irak, duke u vënë në krah të organizatave të shpallura terroriste.
Të paktën 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar luftimeve në Lindjen e Mesme që prej fillimit të krizës në atë rajon.
Autoritetet e sigurisë thonë se edhe rreth 140 persona kanë mbetur në vatrat e krizës, përfshirë gra dhe fëmijë.
Një numër prej mbi 100 pjesëmarrësish në luftëra, janë rikthyer në Kosovë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar dhe dënuar, ndërkohë që një pjesë tjetër ende po përballen me drejtësinë./rel/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...