Lajme

Luftime të ashpra rreth Kievit

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 07 March 2022

Ka pasur luftime të ashpra herët të hënën në një zonë të gjerë nga veriu në perëndim të Kievit, sipas zyrtarëve ukrainas dhe përmbajtjes së mediave sociale.

Forcat ruse duket se kanë shkuar në ofensivë në disa zona për të avancuar drejt kryeqytetit ukrainas.

“Me zemërim të skajshëm, armiku shkatërron Buchen, Hostomelin, Vorzelin, Irpinin. Ata vrasin qëllimisht civilë”, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko.

-Advertisement-

Raporte të shumta flasin për zjarr të fortë në të katër qarqet të hënën ndërsa civilët vazhdojnë të ikin nga luftimet, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Ne po bëjmë gjithçka në kryeqytet për të mbështetur qytetin, për të krijuar një rezervë me ushqime, ilaçe, mallra thelbësore. Ne shpërndajmë dhe ofrojmë ndihma për ata që kanë më shumë nevojë sot. Ndihma humanitare u

Kryetari i bashkisë së Hostomel, Yuriy Prylypko, u vra ndërsa “u shpërndante bukë të uriturve dhe ilaçe të sëmurëve, duke ngushëlluar të dëshpëruarit”, sipas faqes së qytetit në Facebook. Dy të tjerë me të janë vrarë gjithashtu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera