Sport

Luftëtari rus paralajmëron UFC: Fshiheni McGregorin, po më doli para do ta vras

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 29 December 2020

Khamzat Chimaev ka paralajmëruar UFC-në që të ‘fshehë’ Conor McGregorin nga ai në ishull, pasi nëse takohen në muajin janar, gjërat mund të përshkallëzojnë.

Që të dy yjet e MMA-s do të jenë në Abu Dhabi për të zhvilluar përballjet e tyre në fund të janarit, ndërsa Chimaev takohet me Leon Edward dhe irlandezi ndeshet sërish me Dustin Poirierin.

“Nëse e shoh atë në ishull, diçka më ndryshe do të ndodhë. UFC duhet ta fshehë atë, sepse përndryshe do ta zhdep atë pulë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Chimaev ka bërë të ditur se mund ta vrasë McGregorin nëse rrugët i takojnë, ndërsa një përballje në kafaz mes tyre pritet të ndodhë.

Anglezi ishte vendosur të përballej me Tyron Woodley në UFC në mars, por nuk ka luftuar që nga korriku i vitit 2019 pas fitores së tij ndaj Rafael dos Anjos.

Ndërkohë McGregor konfirmoi se ishte në pritje të fëmijës së tij të tretë me të fejuarën Dee Devlin në një postim të ëmbël në Instagram ndërsa irlandezi vazhdon të përgatitet për revanshin e tij me Poirier.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera