Lajme

Luftëtarët e ISIS-it vishen si femra për t’i shpëtuar ushtrisë. Po mjekrat? (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 22 July 2017

Xhihadistët duket se kanë gjetur një mënyrë të re për t’u arratisur nga qyteti i Mosulit, fortesa e tyre e fundit në Irak, raporton “Daily Mail”.

Shumica prej tyre u  përpoqën ti shpëtonin ushtrisë irakiane duke u veshur dhe lyer si gra, por mesa duket harruan të rruanin mjekrën dhe mustaqet.

Luftëtarët e ISIS-it po largohen nga ish-bastioni militant pasi qyteti u rimëkëmb, por duket se nuk e kanë planifikuar me detaje planin e tyre të shpëtimit.

-Advertisement-

I veshur me rrobat e femrash dhe me make-up të ekzagjeruar, njëri prej tyre duket se harroi të hiqte qafe qimet e fytyrës.

Në fotot e publikuara nga ushtria irakiane ai mund të shihet i lyer me të kuq buzësh dhe sy të ekzagjeruar, shkruan syri.net. Por mustaqet dhe mjekra e madhe, si dhe vetullat e plota, duket se i kanë prishur punë.

Fotot e tregojnë edhe dhjetëra xhihadistë të tjerë të maskuar si gra , ndërsa përpiqeshin të dilnin jashtë qytetit.

Qyteti i Vjetër i Mosulit, i cili dikur ishte krenaria e Irakut dhe një nga qytetet më të vjetra në botë, është shndërruar në rrënoja lufte.

TEMAT:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera