Sport

Luftë totale mes Ronaldos dhe FIFA-s, mediat italiane zbulojnë prapaskenat e çmimit të fituar nga Mesi

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 24 September 2019

Lionel Mesi ishte fituesi i çmimit “The Best” të akorduar nga FIFA, teksa ky vendim befasoi të gjithë opinionin sportiv, të cilët prisnin mbrojtësin e Liverpulit, Van Dajk, që të shpallej fitues.

Pas ceremonisë, mediat italiane raportojnë për një “luftë” mes portugezit dhe FIFA-s. Sipas “itasportpress.it”, CR7 u “censurua” nga formacioni i më të mirë, teksa organi më i lartë i futbollit në botë, vendosi që në momentin e fundit t’i jepte çmimin Lionel Mesit, teksa një nga arsyet kryesore siç raportojnë mediat, ka të bëjë me ngërçin mes FIFA-s dhe portugezit.

Ronaldo u censurua me dashje në momentin e leximit të emrave, për sa i përket formacionit më të mirë, teksa u cituan vetëm 10 lojtarë. Një mënyrë kjo për të ndëshkuar sulmuesin e Juventusit, i cili nuk ishte prezent La Scalan e Milanos, transmeton “itasportpress.it”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera