Fun & Video

Luftë e ashpër, tigri dhe luani sulmojnë kalin në cirk

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 06 Shtator 2018

Pamje tronditëse janë filmuar gjatë provave në një cirk në veri të Kinës.

Drejtuesit e cirkut kishin futur njëkohësisht në kafaz, një tigër, një luan dhe një kalë.

Dy kafshët e egra nuk mundën t’i rezistonin tundimit dhe fillimisht tigrit sulmon kalin dhe më pas atij i bashkohet edhe luani.

-Advertisement-

Trajnerët ndërhyn menjëherë duke tentuar të largonin kafshët e egra nga kali, por më kot, pasi për rreth 2 minuta kafshët e egra vazhduan sulmin, ndërsa kali përpiqej t’i largonte.

Pavarësisht sulmit nga dy kafshë mjaft të rrezikshme, kali arriti të mbijetojë duke pësuar disa lëndime të lehta.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy