Luftanije, nëndetëse, avionë, si po përgatitet për luftë Amerika!
Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 24 October 2023
“Mount witney” u nis drejt lindjes. Nisja e kësaj anije të ngadaltë amerikane vlen më shumë se aeroplanmbajtëset.
Dhe i dërgon botës një mesazh të qartë: Amerika do t’i ketë duart e lira në krizën e sotme në Lindjen e Mesme. “Mount Witney” është si një shtab lundrues. Eshtë në gjendje të udhëheqë e vetme një konflikt të tërë.
Ka ndodhur tashmë në 2011, kur e gjendur përballë kundërshtimeve të qeverisë Berlusconi, ajo hyri në ujëra ndërkombëtare dhe drejtoi sulmet e parë në Libi.
Ajo që SHBA po bën në ujërat e Mesdheut tregon shqetësimin për atë që mund të ndodhë në orët e ardhshme. Nuk ka patur kurrë një skenar kaq të pasigurt, të mbushur me fronte të nxehtë dhe rreziqe pa fund për zgjerimin e luftës.Brenda pak ditësh, pranë brigjeve të Qipros do të vendosen 2 aeroplanmbajtëse, 2 kryqëzorë, 6 avionë gjuajtës, 1 task force e marinsave. Nga Skocia po vjen me nxitim një nëndetëse shumë speciale, “USS Florida” me 154 raketa Tomahawk”.
Godasin deri 1000 km largësi. Disa skuadrone avionës gjuajtës janë vendosur në disa aeroporte të gadishullit arabik, dhe një grup i gatshëm zbarkimi gjendet në kufijtë e Gjirit.
Armata e Bidenit do të ketë në dispozicion dhjetëra luftanije, 200 avionë luftarakë, 5000 marinsa me mjete amfibe.Ky demonstrim force ka mbi të gjitha qëllim parandalues. T’i tregojë Iranit pasojat e mundshme shkatërrimtare, në rast se fut hundët. Por edhe Hezbollahut, protagonist i përplasjeve në rritje në veri të Izraelit.
Jo më kot në Lindjen e Mesme janë dyfishuar avionët A-10, që shërbejnë për misione në lartësi të ulëta dhe kanë dhënë provat në betejat në Siri kundër Wagner-it rus.Kryqëzorët në Mesdheun Lindor disponojnë raketat SM-6, të projektuara për të ndalur raketa balistike edhe 350 km larg. Izraeli është totalisht nën kupolën e Marinës Amerikane. /bota.al
Të tjera
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...