Sport

Lufta Rusi-Ukrainë, UEFA mbledhje të jashtëzakonshme, priten vendime drastike

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 24 February 2022

Hyrja e trupave ushtarake ruse në territorin e Ukrainës në përpjekje për ta pushtuar krejtësisht atë ka nxitur krerët e UEFA-s që të thërrasin një mbledhje të jashtëzakonshme këtë të premte. Një njoftimin e institucionit kryesor të futbollit evropian thuhet se “Komitetit Ekzekutiv do të mbildhet të premten, më 25 shkurt, në orën 10:00, për të vlerësuar situatën dhe për të marrë të gjitha vendimet e nevojshme. Komunikimi i mëtejshëm do të bëhet pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.”

Një nga vendimet e pritshme është zhvendosja e finales së Champions League nga qyteti i Shën Petersburgut në një impiant tjetër evropian, por nuk përjashtohen masa ekstreme edhe ndaj përfaqësueses ruse, që luan në play off-in e Katar 2022 ndaj Polonisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera