Lajme

“Lufta” PS-PDIU për dy mandate në Tiranë dhe Elbasan

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 27 June 2017

Edhe 15 kuti kanë mbetur për t’u numëruar në mënyrë që të mbyllet numërimi në Elbasan, ndërkohë që PDIU është në pritje të mandatit të tretë atje pas “çimentimit” të Aqif Rakipit dhe Bujar Muçës.

E ndërsa në Elbasan presin me ankth nëse PDIU-ja do të dalë me tre mandate, ndërsa PS të zbresë në 6 të tillë, në Tiranë Shpëtim Idrizit i duhet një avantazh prej rreth 165 votash ndaj deputetit të fundit të zgjedhur në listën e PS-së për të siguruar mandatin e tij.

Lufta tani, nëse mund të quhet e tillë, ka kaluar nga PS-LSI në PS-PDIU, ku socialistëve iu duhet të ruajnë avantazhin, ndërsa çamëve ui nevojitën edhe pak vota plus për të siguruar dy mandate të tjerë. /albeu.com/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera