Lufta për merita për viza, Shasha: Edhe nëse VV ka plotësuar një kriter, kriteret tjera janë plotësuar nga tjetër kush
Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 18 April 2023
Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha ka reaguar pasi Qeveria Kurti ka marrë meritat për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. Të cilët përmes një komunikate kanë pohuar se liberalizimi i vizave tashmë është realitet, dhe se falë punës së tyre është zhbllokuar ky proces.
Shasha thotë se edhe nëse LVV pretendon se kanë përmbushur kriterin për sundimin e ligjit, 94 kriteret tjera janë plotësuar nga dikush tjetër.
“Është misterioze kjo mungesë e zemërgjerësisë së Qeverisë. Edhe nëse shkojmë në ekstrem dhe e pranojmë pretendimin e VV-së se fal punës së tyre u përmbush një kriter i mbetur (sundimi i ligjit), prapë mbesin 94 kritere të tjera të cilat ata nuk i kanë përmbush, por dikush tjetër”, thotë ai.
Ndër të tjera, Shasha shkruan se “Dita sikur kjo e sotme duhet të jetë ditë përbashkuese dhe festive e gjithë spektrit politik”.
“Barra e zgjatjes së dorës është çdo herë mbi shumicën”.
Parlamenti Evropian i tha sot po liberalizimit të vizave të Kosovës, duke e përmbyllur kështu këtë proces të stërzgjatur për qytetarët e Kosovës.
Miratimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian u bë pa votim pasi nuk kishte asnjë kundërshtim. Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola tha se nuk ka marrë asnjë propozim për të refuzuar qëndrimin e Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave.
Ndryshe, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të mërkurën do të udhëtoj drejt Strasburgut, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të vendimit për heqjen e vizave.
Të tjera
-
Haradinaj: Për të fituar Kosova, duhet ta heqim mashtruesin – shko Albin
Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30 e hapi ...
-
Rohde: Përparimi në dialog, e vetmja rrugë drejt BE-së
Përparimi i mëtejshëm në dialog është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe ...
-
Më i zëshmi i AAK-së ia mësyn sërish Kuvendit, Besnik Tahiri garon me numër 10
Besnik Tahiri, nënkryetar i AAK-së, aktualisht edhe kryetar i Grupit Parlamen...
-
Daut Haradinaj çon në këmbë qytetarët në tubimin e nisjes të fushatës së AAK-së
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ...
-
Osmani flet me kryetarin e Bujanocit për lehtësimin e procedurave të shtetësisë për qytetarët nga Lugina
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujan...
-
Koalicioni i AAK-së mbush plot sallën 1 tetori në nisjen zyrtare të fushatës
Lista e Koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma Socialdemokrate ...
-
Arton Demhasaj zëri i shoqërisë civile me numër 35, i futet garës në AAK
Njëri ndër zërat e fuqishëm i cili për vite me radhë dha një kontribut të jas...
-
Zëri i fuqishëm i rinisë, Kushtrim Xhemaili kandidon me numër 66 në listën e AAK-së
Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Harad...
-
Nga lufta për liri tek mjekësia, kandidati i AAK-së, Haxhi Ibishi synon të ndryshojë Kosovën
Doktori i njohur kosovar, Haxhi Ibishi është një prej kandidatëve për deputet...
-
Rrezarta Krasniqi në Begaj: Nisëm rrugën e ndryshimit për shtetin tonë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numri...
-
Bedri Hamza: Autostrada e re Lipjan – Shtime – Duhël do t’i përmirësojë ndërlidhjet logjistike dhe mundësitë për bizneset lokale
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot po qëndron në Komunën e...
-
Qytetari me akuza të rënda për Halil Thaçin pasi i kërkuan ta votojë VV-në: Punësimet e tij në KEK janë skandali më i madh në 26 vitet e fundit
Një qytetar i Obiliqit ka dërguar në redaksinë e Gazetës Infokus, fotografi t...