Lajme

Lufta në Ukrainë, Zelensky: Rusia dëshiron ta shkatërrojë jetën normale të evropianëve

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 04 September 2022

Rusia dëshiron të shkatërrojë jetën normale të çdo qytetari evropian, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Po përpiqet të sulmojë me varfëri dhe kaos politik pasi nuk mund të sulmojë me raketa”, tha Zelensky, në fjalimin e tij të rregullt të shtunën.

Ai po fliste disa orë pasi Rusia tha se tubacioni i saj kryesor i gazit në Evropë nuk do të rihapet siç ishte planifikuar.

-Advertisement-

Evropa akuzoi Rusinë se përdor furnizimet e saj me gaz për të shantazhuar BE-në në mes të konfliktit të Ukrainës, gjë që Moska e mohon.

Çmimet e energjisë janë rritur që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt dhe furnizimet e pakta mund të rrisin kostot edhe më tej.

Ekziston frika në rritje se familjet në BE nuk do të jenë në gjendje të përballojnë koston e ngrohjes këtë dimër, shkruan BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera