Lufta në Ukrainë, Presidenti Biden udhëton drejt Evropës
Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 16 March 2022
Presidenti Joe Biden do të udhëtojë drejt Evropës javën e ardhshme për të biseduar me udhëheqësit evropianë rreth sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, njoftoi të martën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Presidenti Biden do të takohet me udhëheqësit e NATO-s dhe të BE-së në një samit në Bruksel më 24 mars. Ai do të ndjekë gjithashtu një takim të planifikuar të Këshillit Evropian, ku po bëhen përpjekje për të vendosur sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë, si dhe për ndihma humanitare për Ukrainën.
“Gjatë kohës që ai do të jetë atje, qëllimi i tij do të jetë të takohet drejtpërdrejtë me homologët e tij evropianë dhe të bisedojë e të vlerësojë gjendjen në këtë pikë të konfliktit ndërsa Rusia sulmon Ukrainën. Kemi patur qëndrime jashtëzakonisht të harmonizuara deri më tani”, tha zonja Psaki. “Kjo nuk ndodh rastësisht. Presidenti beson së tepërmi tek diplomacia kokë më kokë. Pra, kjo është një mundësi për të bërë pikërisht këtë gjë”.
Udhëtimi pason vizitën javën e kaluar të Nënpresidentes Kamala Harris në vendet e krahut lindor të NATO-s, Poloni dhe Rumani, për të diskutuar me zyrtarët për krizën në rritje të refugjatëve në Evropën Lindore, të shkaktuar nga sulmi i Rusisë dhe për të nënvizuar mbështetjen e administratës së Presidentit Biden për vendet e NATO-s. /REL/
Të tjera
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se reag...
-
Baton Haxhiu: Vjosa e Bulliqi e glorifikuan figurën e Rugovës e të njëjtit e rrënuan trashëgiminë e tij
Gazetari Baton Haxhiu duke komentuar përurimin e shtatores së ish-presidentit...
-
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula
Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se më...
-
Rruga Deçan-Plavë, tuneli i Rozhajës, korridoret ajrore, Aliu njofton për bisedën me kryediplomatin e Malit të Zi
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është takuar me Ervin Ibrahimovic, z...
-
Bajqinovci i reagon Stanos: Qasje e pabarabartë e BE-së, asnjë masë ndaj Serbisë që bllokon kufijtë me banditë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj zëdhënës...
-
Së shpejti do të nisë gjykimi ndaj Haxhi Shalës, Sabit Januzit dhe Ismet Bahtijarit
Pas një periudhe afro një vjeçare qëndrimi në paraburgim, së shpejti pritet t...
-
Çfarë po ndodh në rajon? 30 mijë rusë regjistrohen si rezidente të perkohshëm në Serbi
Në një mëngjes vere të nxehtë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, Vadim Morus,...
-
Kurti takoi drejtoren artistike të Fondacionit Kulturor të Gjermanisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot drejtoren art...
-
“Në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën”, ushtarët letonezë të KFOR-it patrullojnë në Zubin Potok
Ushtarët letonezë të KFOR-it të kanë kryer një patrullë rutinore brenda komun...
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës në emisionin “FI...
-
Zhduket profesori nga Prizreni, Gani Rudaj
Është zhduku profesori nga Prizreni, Gani Rudaj, Ai ka humbur kontaktet me...
-
Mendim Rugova: Rënie drastike e temperaturave këtë javë, ka gjasa të bie edhe borë
Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron “rënie drastike të temperaturave” këtë...