Lajme

Lufta në Ukrainë, Biden do të udhëtojë në Poloni të premten

Autori: Gazeta inFokus 06:40 | 21 March 2022

Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë në Varshavë, Poloni të premten, pas takimeve të tij në Bruksel, Belgjikë me aleatët e NATO-s, G7 dhe liderët e Bashkimit Evropian, thuhet sipas një deklarate nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Biden do të zhvillojë një takim dypalësh me presidentin polak Andrzej Duda, raporton BBC.

“Presidenti do të diskutojë se si Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, po i përgjigjen krizës humanitare dhe të të drejtave të njeriut që ka krijuar lufta e Rusisë kundër Ukrainës”, tha Psaki.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera